Albspirit

Media/News/Publishing

I dërgon sms me vargjet e Shekspirit, ajo i telefonon policisë

 Image result for rome dhe zhulieta

I dërgon me sms të dashurës disa vargje të “Romeo e Zhulieta” të William Shekspirit, ajo mendon se po tentonte të vetëvritej dhe i shumë e shqetësuar i telefonon numrit 113 të policisë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Milano, kur një 23-vjeçare ka denoncuar një tentativë vetëvrasjeje në stacionin qendror të trenit. Agjentët e policisë kanë shkuar menjëherë në stacion dhe janë habitur kur kanë parë se 36-vjeçari, i cili supozohej se po kryente vetëvrasje, po shëtiste i qetë. Kur është pyetur nga policia, djali ka shpjeguar se sms-ja që i kishte dërguar të dashurës, ishte thjesht një frazë e shkëputur nga tragjedia e famshme e Shekspirit.

Image result for rome dhe zhulieta

Please follow and like us: