Albspirit

Media/News/Publishing

Instalacioni për dashurinë/Ukrainë, pesë “bukuroshe të fjetura” në muze

Në “National Art Museum” të Ukrainës, pesë “bukuroshe të fjetura” janë në pritje të puthjes së zgjimit: instilacioni i çuditshëm është vepër e ukraino-kanadezit Taras Polataiko. Për të parë vajzat, vizitorët duhet të firmosin një kontratë të pazakontë: nëse e zgjojnë me një puthje, duhet të martohen vërtetë me to. Artisti shpjegon se qëllimi është rikrijimi i përrallës së famshme në jetë reale dhe të asistojë në lindjen e një dashurie. Por projekti ka dhe sfond politikë: sipas artistit simboli i veprës është durimi i popullit ukrainas, i cili është futur në grackë nga qeveria dhe pushteti i presidentit Yanukovych. “Shpresoj që një ditë kombi do të zgjohet drejt një lirie të vërtetë”, ka thënë Polataiko.

Please follow and like us: