Albspirit

Media/News/Publishing

Letra e vitit 1837 e Edgar Allan Poe shitet 164 mijë $

Një letër e rrallë e shkruar nga shkrimtari amerikan Edgar Allan Poe është shitur në një ankand për $164,000.
Poe e shkroi letrën në fjalë në tetor të vitit 1837 dhe mesazhi i saj adresohej Sarah Hale, redaktores së revistës së njohur për gra në atë kohë “Godey’s Lady’s Book”.

NË LETRËN E VET EDGAR ALLAN POE REFUZONTE OFERTËN PËR TË PUBLIKUAR ARTIKULLIN E TIJ TË RADHËS NË KËTË BOTIM, DUKE I SHKRUAR REDAKTORES SE E KISHTE PEZULLUAR PUNËN ME SHKRIMET E TIJ PËR SHKAK TË SËMUNDJES.

Poe shkruante në letrën e tij: T’ju dërgoja një shkrim të papërpunuar dhe të shkruar me nxitim, do të ishte e dëmshme për mua, por dhe fyerje për ju vetë.
Edgan Allan Poe shkroi disa pjesë për revistën në fjalë së bashku me bashkëkohësit e tij si Nathaniel Hawthorne dhe Washington Irving.

EDGAR ALLAN POE ËSHTË NJË NGA SHKRIMTARËT AMERIKANË MË TË RËNDËSISHËM TË TË GJITHA KOHËRAVE, I CILI U BË I NJOHUR VEÇANËRISHT PËR ‘ANËN E ERRËT’ TE KARAKTERIT TË TIJ. KËTË ASPEKT E REFLEKTOI EDHE NË VEPRAT; POEZITË E VEÇANËRISHT PROZAT E TIJ TË SHKURTRA, TË QUAJTURA ‘TREGIMET E MISTERIT’, TË CILAT PËRSHKOHEN NGA FSHEHTËSIA DHE THRILLERI, NDAJ DHE SHUMË PREJ TYRE JANË SHNDËRRUAR NË FILMA TË KËSAJ GJINIE.

Vdekja e së shoqes nga turbekulozi në vitin 1846 e çoi në një gjendje të rënduar psikologjike dhe e hodhi në grahmat e alkoolit gjeniun amerikan, derisa në vitin 1849, Poe u gjet në rrugët e Baltimorës në gjendje deliri dhe në këto kushte disa ditë më vonë ndërroi jetë.
Me konceptet e tij mbi botën dhe këndvështrimin krejt të veçantë mbi jetën në tërësi poeti i “Korbit” u bë muza frymëzuese e simbolistëve francezë, veçanërisht për Charles Baudelaire. Për poetin bohem, Poe ishte një shëmbëlltyrë të cilit iu referua gjithmonë; mënyra e jetesës dhe konceptet e të cilit gjithë jetën i pa si një tempull ku faleshin të gjithë vargjet e tij.

https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/

Please follow and like us: