Albspirit

Media/News/Publishing

Maldive, bën seks para martese, 16-vjeçarja do të rrihet me kamzhik

Një gjykatë në Maldive ka urdhëruar rrahjen me kamzhik në publik të një 16-vjeçareje që ka pranuar të ketë pasur marrëdhënie seksuale përpara martese. Vendimi është marrë në përputhje me ligjin islamik, pasi familja e vajzës ka denoncuar se ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale me një 29-vjeçar, i cili u dënua me 10 vjet burg.

Një funksionar i gjykatës ka saktësuar se vajza mund të refuzojë që të goditet me kamzhik, por në këtë rast dënimi do të konvertohet me tetë muaj arrest shtëpie. “Në pjesën më të madhe të rasteve, pranojnë të rrihen me kamxhik në shenjë pendese”, ka thënë funksionari.

Gjatë muajve të kaluar, Komisionieri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillay, i kishte kërkuar autoriteteve të ishujve Maldive ti jepej fund rrahjeve publike të femrave në publik, për shkak të marrëdhënieve jashtë apo para martesore.

Please follow and like us: