Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhi në shishe gjendet pas 98 vjetësh

Ishte lëshuar në det në vitin 1914 dhe shënon një rekord ‘Guiness’, pasi është më i vjetri i gjetur ndonjëherë

Një peshkatar në Skoci ka gjetur një shishe me një mesazh brenda saj, e cila ishte hedhur nën mëshirën e fatit në oqean rreth 100 vjet më parë. Andrew Leaper ka kapur shishen me rrjetën e tij, ndërsa peshkonte pranë Ishujve Shetland, duke thyer kështu një rekord ‘Guiness’, pasi mesazhi në shishe më i vjetër i gjetur deri më tani ishte ai që datonte 5 vjet para këtij ekzemplari të rrallë të gjetur në ujërat e oqeanit. Për koincidencë, Leaper në momentin që gjeti mesazhin gati njëshekullor ishte në të njëjtën peshkarexhë ku miku i tij disa kohë më parë kishte gjetur atë që deri më tani mbante rekordin ‘Guiness’ si mesazhi më i vjetër i gjetur në një shishe. Brenda shishes së gjetur nga Leaper ndodhej një kartolinë e shkruar nga një kapiten anijeje në vitin 1914, në të cilin premtohej një shpërblim me 6 peni për këdo që e gjente atë. Shishja është njëra nga 1 890 shishet e shkencëtarëve detarë, të lëshuara më 1914, për të ndjekur rrymat në detin rreth Skocisë. Kjo ishte një metodë e ndjekur rëndom në fund të shekullit të 19 dhe në fillim të shekullit të 20 për të studiuar fenomenin misterioz të rrymave detare, të cilat ende edhe sot sfidojnë instrumentet më të sofistikuara detare. Vetëm 315 shishe nga korpusi i 1890 prej tyre janë arritur të gjenden deri më sot dhe ekzemplari më i fundit iu dha në mbrojtje një muzeu në Shetland, ‘Fetlar Interpretative Centre’.

Please follow and like us: