Albspirit

Media/News/Publishing

Muri i Madh Kinez shumë më i gjatë ndaj sa mendohej

 Image result for muri i madh kinez

Matjet e mëparshme kanë qenë të pjesshme. Muri është 21.196,18 km i gjatë dhe jo 8.850 km

Muri i Madh Kinez, i konsideruar prej miliona njerëzve, si atraksioni më i madh turistik i vendit, është më i gjatë nga sa mendohej deri më tani.

SIPAS PËRLLOGARITJEVE TË FUNDIT, MURI ËSHTË 21.196,18 KM I GJATË DHE JO 8.850 KM NGA SA ISHTE THËNË MË PARË. LAJMI ËSHTË PUBLIKUAR NGA AGJENCIA E LAJMEVE XINHUA, QË I REFEROHET TË DHËNAVE TË MINISTRISË SË KULTURËS NË KINË.

Sipas tyre, muri shtrihet në 15 zona të vendit. Tong Mingkang, zëdhënës i ministrisë ka shpjeguar se kërkimet arkeologjike më të fundit, (nga vitit 2007 e deri më sot), kanë treguar për gati 43.721 faqe me fragmente nga Muri i Madh, realizimi i të cilit ka nisur rreth 500 para Krishtit. Nga vepra fillestare ka mbetur e paprekur vetëm 8,2%, pasi pjesa tjetër është gjysmë e shembur. Në vitin 1987 UNESCO e ka klasifikuar Murin e Madh Kinez si “trashëgimi botërore”.

Please follow and like us: