Albspirit

Media/News/Publishing

Parashikimi, apokalipsi do të ndodhë pas 16,7 miliardë vitesh

Fizikanët kinezë kanë nxjerr një përfundim të ri për fundin e universit

Fundi i universit do të ndodhë pas 16,7 miliardë vitesh, ndërsa i Tokës vetëm 16 minuta përpara tij. Ky është përfundimi i përllogaritjeve të fizikanëve të Akademisë së Shkencave kineze, të publikuara në revistën “Science China”. Sipas shkencëtarëve kinezë apokalipsi do të jetë një “shkëputje” e ngadaltë dhe graduale, e shkaktuar nga energjia e errët, ose më saktë forma misterioze e energjisë që përbën motorin e ekspansionit të universit dhe që zë 70% të tij. Energjia e errët do të çojë universin në shpërhapet deri sa të shkaktojë “shkëputje”. Studimi ka marrë në konsideratë një prej hipotezave më të rëndësishme për fundin e universit, të propozuar në vitin 2003, e që njihet si teoria “Big Rip”. Sipas “kronologjisë”, fenomeni i shkaktuar nga ekspansioni i përshpejtuar i universit, i shkaktuar nga prania e energjisë së errët, do të çojë në “shpërbërjen” e Rrugës së Qumështit rreth 32,9 milionë vjet përpara “fundit”.

Please follow and like us: