Albspirit

Media/News/Publishing

Pilotja e avionit e hedh pasagjerin jashtë pas komenteve seksiste

Shumë e kanë problem të jenë në një makinë që drejtohet nga një grua. Ata që e kanë tepër problem, mund të zgjedhin të dalin nga makina. Situata bëhet më e vështirë kur gruaja nuk është shofere, por pilote avioni.

Kështu ndodhi në një avion të kompanisë Braziliane ku një pilote u bezdis nga komentet seksiste të një pasagjeri që e kishte problem të gjendej në një avion të pilotuar nga “seksi i dobët”. Komentet e tij për fat të mirë erdhën para nisjes së avionit. Pilotja e nxorri pasagjerin dhe nisi udhëtimin pa të. Tip Airlines tha në një deklaratë se “shkelmi” që e nxorri pasagjerin seksist jashtë, erdhi pasi ai me zë të lartë bëri komente cenuese për gratë pasi mësoi se avioni drejtohej nga një femër. Avioni e vijoi udhëtimin pas një vonese prej një ore. Pasagjeri u shoqërua nga policia deri jashtë aeroportit por nuk bëhet e ditur nëse përballet apo jo me ndonjë akuzë. Kompania thotë se nuk do të lejojë pasagjerët të bëjnë komente të pakëndshme për asnjë nga 1400 gratë që punojnë për të.

 

Please follow and like us: