Albspirit

Media/News/Publishing

“Rruga e Qumështit” do të përplaset me “Andromedën”… pas 4 miliardë vitesh

 Image result for rruga  e qumeshtit

Por, Toka do t’ia hedhë paq edhe kësaj here, edhe pse pas 1 miliard vitesh ajo do të jetë e pabanueshme për shkak të rritjes së rrezatimit diellor

Keni kohë të bëheni gati dhe të sistemoni të gjitha gjërat që keni lënë pezull, përpara ndeshjes galaktike mes Rrugës së Qumështit dhe galaktikës fqinje të Andromedës. Sa kohë, do thoni ju? Pak a shumë 4 miliardë vjet. Pra, pak a shumë aq sa ç’është edhe mosha e vetë Tokës. Shkencëtarët e NASA-s kanë njoftuar se tani është e mundur që të parashikohet me saktësi përplasja që do të ndodhë mes galaktikës sonë dhe Andromedës, e cila aktualisht qëndron në një distancë prej 2.5 milionë vjet dritë larg prej nesh. Kështu pra, pas 4 miliardë vjetësh, bëjnë me dije shkencëtarët e Institutit të të Teleskopit Hapësinor në Baltimora, dy galaktikat të cilat bëjnë pjesë në një grup prej 50 galaktikash gjithsej, do të ndeshen. SI REZULTAT, DIELLI YNË NDOSHTA DO TË SPOSTOHET NË NJË TJETËR RAJON TË GALAKTIKËS, POR TOKA DHE SISTEMI DIELLOR NUK JANË NË RREZIK NGA SHKATËRRIMI, EDHE PSE PËRPLASJA MES DY GALAKTIKAVE BINJAKE DO JETË ME NJË SHPEJTËSI PREJ 1.9 MILION KM/ORË. Falë teleskopit hapësinor ‘Hubble’, astronomët kanë vëzhguar lëvizjen e Andromedës, e cila po i afrohet Rrugës së Qumështit me një shpejtësi prej mbi 400 mijë km/ orë, e nxitur nga tërheqja gravitacionale e ndërsjellë dhe nga materia e padukshme e errët që i rrethon ato. NË DY MILIARDË VJET, GALAKTIKA ANDROMEDA, E CILA TANI KA FORMËN E NJË SPIRALEJE SI RRUGA E QUMËSHTIT, DO TË MARRË NJË FORMË ELIPTIKE, SI GALAKTIKAT E TJERA. Në të vërtetë, në atë kohë Toka do të jetë e pabanueshme. Në fakt, duke filluar nga rreth 1 miliard vjet më vonë, Dielli do të rrisë rrezatimet gradualisht duke e bërë të papërshtatshëm për jetën planetin tonë. Gjithashtu, 2-3 miliardë vjet pas përplasjes me Andromedën, ylli ynë do të zgjerohet duke e gllabëruar të gjithë tokën, pasi ta ketë shndërruar praktikisht në një shkretëtirë me shkëmbinj flakërues.

 

Please follow and like us: