Albspirit

Media/News/Publishing

Shtëpia më e shtrenjtë në tokë

 

Ndërtuar nga njeriu më i pasur i Indisë Mukesh Ambani, një shtëpi me 27 kate në qendër të Mumbait (Bombei) konsiderohet sot si shtëpia më e shtrenjtë e botës, pasi vlerësohet se ka kushtuar mbi 1 miliardë dollarë. Ata që e kanë vizituar thonë se kjo shtëpi ka vend për uljen e helikopterëve, një librari të stërmadhe, dhoma ngrënie ekstravagante, dysheme luksoze me mermerin më të mirë si dhe një dhomë ku prodhohet dëborë false për të krijuar ambient dimri sipas dëshirës.

Deri më sot, familja nuk ka pranuar të flasë për shtëpinë e vet. “Kjo është hera e parë që unë po flas me dikë mbi shtëpinë”, tha bashkëshortja e pasanikut Ambani, Nita, në një intervistë të publikuar te Vanity Fair. “Ka patur disa raporte të ekzagjeruara mbi të në media”, shtoi ajo.

Shumica e spekulimeve mediatike në fakt janë përqendruar mbi pyetjen nëse familja është duke jetuar aktualisht në këtë pronë apo jo. Disa gazeta kanë sugjeruar që familja ka vendosur të mos e përdorë rezidencën pasi dyshohet se arkitektura e përdorur për të që njihet në Indi si “vastu shatra” në fakt nuk është korrekte nga pikëpamja shpirtërore.

Por në intervistën për revistën Vanity Fair, zonja Ambani konfirmoi se familja po jeton në këtë pronë që nga shtatori i kaluar. Kjo shtëpi ka formalisht 27 kate, por për shkak se shumë kate janë të larta sa për dy apo tri kate normale, lartësia e përgjithshme është sa për 40 kate.

Please follow and like us: