Albspirit

Media/News/Publishing

“Bie” sekreti 4 dekadash midis SHBA-së dhe Arabisë Saudite

Arabia Saudite ka magazinuar në muajin rreth 116.6 miliardë dollarë të Shteteve të Bashkuara nëpërmjet bonove të thesarit. Departamenti i Thesarit në SHBA bëri të ditur shumën duke i dhënë fund katër dekadave që mbanin sekret shifrën. Kjo e bën Arabinë Saudite një nga shtetet me mbajtësin më të madh të borxhit të SHBA-së, edhe pse Kina dhe Japonia kanë në pronësi 1 trilion dollarë secila. Departamenti i Thesarit e mbante sekretin që nga viti 1970. Ky vendim cilësohet nga Departamenti në fjalë si një mënyrë për të siguruar më shumë transparencë. Raporti i ri i Thesarit zbuloi gjithashtu se ishujt Kajman, me vetëm 60 mijë banorë, kanë në pronësi 265 miliardë dollarë të bonove të thesarit amerikan vetëm gjatë muajit mars. Ky vend cilësohet si një “strehë” kundër taksave. Ishujt Kajman nuk kanë taksë ndaj korporatave, duke i inkurajuar kompanitë shumëkombëshe që të ruajnë shuma të mëdha parash atje. Po kështu, Bermuda, një tjetër ‘strehë’ popullore kundër taksave, ka rreth 63 miliardë dollarë të borxhit të SHBA-ve.

 

Please follow and like us: