Albspirit

Media/News/Publishing

Seks në avion, kapet stjuardesa që fitoi 900 mijë euro në dy vjet

Ndoshta për shkak të uniformës, ndoshta sepse në fund është fantazia erotike e shumë pasagjerëve, por të arrish të fitosh 900 mijë euro në dy vjet, falë takimeve seksuale në avion, është gjithsesi një shifër “profesionistësh”.

Nëse kësaj i shtohet edhe fakti, se ajo që e ka bërë ka qenë një stjuardesë për “të rrumbullakosur” rrogën e saj, ja që lajmi bën xhiron e botës në pak orë.

Zbulimi tronditës, siç tregon gazeta britanike “Daily Mail”, është bërë nga vetë asistentja e avionit, e cila ka rrëfyer se ka marrë rreth 1.500 stërlina (rreth 2 mijë euro) për çdo paraqitje seksuale.

Një farë pune “part-time” nëse do të quhej kështu, e cila do të zbulohej kur gruaja është kapur në flagrancë. Ajo ka pranuar se ka bërë seks me shumë pasagjerë, duke parapëlqyer udhëtime të gjata si ato mes Gjirit dhe SHBA-ve.

Stjuardesa është shkarkuar menjëherë nga puna dhe kompania ajrore për të cilën punonte, thonë se është arabe, ka mbetur pa dyshim “top secret”.

Please follow and like us: