Albspirit

Media/News/Publishing

Bildt jep mesazhe të qarta nga Tetova

Përfaqësuesi i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, Carl Bildt gjatë vizitës së tij në Maqedoni, është takuar edhe me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Erdha në Tetovë për t’i dëgjuar zërat politikë këtu. Demokraci. Kushtetutë. Evropë. Respekt për të triat do të shtyjnë përpara Maqedoninë”, ka thënë diplomati suedez pas takimit.

Edhe Ahmeti e vlerësoi takimin si konstruktiv, duke pasur parasysh përvojën e Bildt-it në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Tani bashkësia ndërkombëtare dëshiron të ndihmojë Maqedoninë për të tejkaluar krizën politike. Unë i thashë atij se BDI ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj në lidhje me mbledhjen e shumicës së re parlamentare, duke bërë përpjekje për tejkalimin krizës. Sidoqoftë, ne kemi nevojë që miqve tanë t’u lehtësojmë procesin”, ka thënë kreu i BDI-së.

Ai ka shtuar se edhe dy partitë maqedonase, LSDM dhe VMRO-DPMNE, për të cilat vlerësoi se kanë përgjegjësinë kryesore politike, duhet t’i vendosin interesat e shtetit si prioritete.

Please follow and like us: