Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka sqaruar takimin e tij me ish kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano një ditë më parë.

Duka konfirmoi takimin me Nanon, ndërsa dha detaje për atë çfarë u diskutua.

“Po, kam pasur një takim me Fatos Nanon, një takim miqësor mes dy miqve të vjetër. Nano nuk më ka kërkuar të futem në zgjedhje. Biseduam për situatën politike”- u shpreh Duka.

Ai mohoi kështu shkrimet e portaleve se Nano i ka kërkuar të braktisë opozitën.