Albspirit

Media/News/Publishing

Spiropali: Peza nuk do kandidojë për të fshirë llumin që është hedhur mbi të më parë

Kandidatja e Partisë Socialiste për deputete në Korçë, Elisa Spiropali e ftuar në studion e “Tonight Ilva Tare” sqaron se pse nuk është përfshirë Alfred Peza në listën e kandidatëve për deputetë.

Analisti Afrim Krasniqi thotë se lista është e mbushur me besnikë ndaj liderëve të partisë.

Pjesë nga diskutimet:

Spiropali: Ne do të kishim shumë dëshirë, me gjithë zemër që të kishim përballë Partinë Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës, po në kontekstin ku jemi, PD-ja ka vendosur të mbyllet dhe t’i fshihet garës. I bëjmë thirrje opozitës që të ulen në tavolinë, t’i bëjnë thirrje arsye dhe të nisin betejën elektorale. Kanë një elektorat besnik, të qëndrueshëm, të fortë, gjë shumë e mirë në politikë. Nuk e meritojnë as ata dhe as shqiptarët që të mos kenë PD-në në zgjedhje. Liderishipi i PD-së i ka gabim të gjitha llogaritë.

Krasniqi: Nëse krahasojmë listën e vitit 2013, duke hequr ata me akuza kriminale, lista ishte shumë më e mirë se sa sot. Në atë kohë kishin figura publike që kishin kurajon, rrezikuan karrierën e tyre për fjalën e lirë. Koha tregoi se sakrifikuan karrierën e tyre. Lista aktuale tregoi kush është besnik për liderin dhe kush duartroket liderin. Nuk ka asnjë kritikë në shkallë kombëtare. Ne e dimë karrierën e tyre. Nga sekretarët mungojnë dy. Stefan Çipa dhe zt.Peza.

Spiropali: Zt.Peza ka deklaruar se nuk do të kandidojë, e tha këtë në Kryesi. Nuk ka një pengesë ligjore, por për të fshirë gjithë llumin që është hedhur mbi të, zt.Peza ka vendosur që së pari të përballet me ata që kanë hedhur akuzat dhe më pas do të vazhdojë karrieren

Krasniqi: Ka qenë standard, sepse Asambleja ka vendosur se kush është i akuzuar për korrupsion nuk mund të jetë kandidat.

Please follow and like us: