Albspirit

Media/News/Publishing

Trump bisedon në telefon me Putinin për t’i dhënë fund dhunës në Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë diskutuar të martën për të bashkëpunuar për t’i dhënë fund dhunës në Siri, në bisedën e tyre të parë telefonike që kur sulmet ajrore amerikane në Siri kanë ftohur raportet ndërmjet Amerikës dhe Rusisë.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se të dy udhëheqësit janë pajtuar që “të gjitha palët duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për t’i dhënë fund dhunës” në Siri, dhe se Trump dhe Putin po ashtu kanë diskutuar për të bashkuar forcat kundër militantëve islamikë në Lindjen e Mesme, transmeton Gazeta Express.

“Biseda ka qenë shumë e mirë, dhe ka përfshirë një diskutim për krijimin e zonave të sigurta për të arritur paqe të qëndrueshme për arsye humanitare dhe shumë arsye të tjera”, ka njoftuar Shtëpia e bardhë, nëpërmjet një komunikate.

Edhe Kremlini ka lëshuar një komunikatë rreth bisedës telefonike Trump-Putin, duke sugjeruar se dy udhëheqësit do të takohen sy më sy në një të ardhme të afërt.

Please follow and like us: