Albspirit

Media/News/Publishing

Artistët si “antena” e racës

Studimi zbulon arsyen biologjike pse artistët e shohin botën ndryshe
—-
Artistët janë “antena” e racës, por shumë mendje-ngushtë nuk do të mësojnë kurrë ti besojnë artistëve të tyre të mëdhenj-pohonte shkrimtari amerikan Ezra Pound duke nënkuptuar se ata ndiejnë cfarë do të ndodhë, para se ne të tjerët ta parashikojmë.
Ndërsa Marshall McLuhan shkroi në parathënien e botimit të dytë të librit të tij “Understanding Media”:

Fuqia e artistëve për parashikuar zhvillimet teknologjike dhe sociale të së ardhmes, të një gjenerate a më shumë, ka qënë prej kohësh e njohur. Në këtë shekull, shkrimtari Ezra Pound e quajti artistin “antena e racës”. Arti si radar, vepron si një “sistem alarmi i së ardhmes”, ashtu sic na lejon të zbulojmë objektiva sociale dhe psikike në shumë kohë, për tu përgatitur për përballjen me to. Ky koncept i arteve si profetike, dallon nga ideja popullore e tyre si thjesht shprehje e vetes. Nëse një art është një “sistem i paralajmërimit të së ardhmes”, për të përdorur shprehjen nga Lufta e Dytë Botërore, kur radari ishte i ri, arti ka rëndësi të madhe jo vetëm për studimin e medias, por për zhvillimin e kontrolleve mbi median.

Kur radari ishte i ri, u pa e nevojshme eleminimi i sistemit të balonës për mbrojtjen e qytetit që kishte paraprirë radarin. Një gjë e tillë mund të ndodhë me kurrikulën tonë ekzistuese të shkollës, për të mos thënë asgjë për përgjithësinë e arteve, Ne mund të lejojmë përdorimin e vetëm atyre pjesëve të arteve në shkolla, që rrisin perceptimin e teknologjive tona dhe pasojat e tyre psikike dhe shoqërore. Arti si “mjedis radarësh”, merr funksionin e trajnimit të aftësive perceptuese dhe jo rolin e një diete të privilegjuar për elitën.

Marshall Mc Luhan shkruante: Unë mendoj për artin si një sistem të paralajmërimit në distancë që gjithmonë mund të besohet për ti thënë kulturës së vjetër se cfarë po fillon të ndodhë me të.

Një studim i radio BBC tregon provat pse artistët kanë aftësi perceptuese kaq të mira, atë që McLuhan e quan “vetëdija integrale”.

Sipas studimit, artistët kanë tru strukturalisht të ndryshëm me jo-artistët. Skanimet e trurit të artistëve treguan se ata, artistët kishin rritje të lëndës nervore në zonat e trurit që lidhen me funksionimin e lëvizjeve motorike dhe imazhet vizuale.
Hulumtimi, i botuar në NeuroImage, sugjeron që talenti i një artisti mund të jetë i lindur.Por trajnimi dhe edukimi mjedisor gjithashtu luajnë rol vendimtar në aftësinë e tyre, shkruajnë autorët.Ashtu si në shumë fusha të shkencës, ndërveprimi i saktë i natyrës dhe edukimit mbetet i paqartë.

Autorja udhëheqëse Rebecca Chamberlain nga KU Leuven, Belgjikë, tha se ishte e interesuar të zbulonte se si artistët e shihnin botën ndryshe.

“Njerëzit që janë më mirë në vizatim duket se kanë struktura më të zhvilluara në rajonet e trurit që kontrollojnë për performancën e mirë motorike dhe atë që ne e quajmë memorie procedurale”, shpjegoi ajo.

Në studimin e tyre të vogël, hulumtuesit shqyrtuan në trurin e 21 studentëve të artit dhe i krahasuan ato me 23 jo-artistë duke përdorur një metodë skanimi të quajtur “morfometria me bazë voxel”.

Këto skanime të detajuara zbuluan se grupi i artistëve kishte shumë më tepër lëndë gri në një zonë të trurit të quajtur “precuneus” në lobin parietal.

“Ky rajon përfshihet në një sërë funksionesh, por potencialisht në gjëra që mund të lidhen me kreativitetin, si imazhet vizuale – duke qenë në gjendje të manipulojnë imazhet vizuale në trurin tuaj, t’i kombinojnë dhe t’i dekonstruktojnë ato”, tha Dr Chamberlain për programin BBC’s Inside Science .

Për raportin e plotë ndiqni programin e BBC mbi studimin

Pjesëmarrësit gjithashtu përfunduan detyrat e vizatimit dhe ekipi shqyrtoi marrëdhënien midis performancës së tyre në këtë detyrë dhe lënden e tyre gri dhe të bardhë:

Një tru që ndryshon

Ata më të mirë në vizatim kishin rritje të lëndës gri dhe të bardhë në tru të vogël dhe gjithashtu në zonën motorike shtesë – të dyja zonat që janë të përfshira me kontrollin e mirë të motorëve dhe kryerjen e veprimeve rutinë.

Materia gri është kryesisht e përbërë nga qelizat nervore, ndërsa materia e bardhë është përgjegjëse për komunikimin ndërmjet rajoneve të lëndës gri.

Por ende nuk është e qartë se çfarë mund të thotë kjo rritje e lëndës nervore. Nga shqyrtimi i studimeve të lidhura me njerëz të tjerë krijues, si muzikantët, sugjerohet që këta individë të kenë përpunim të shtuar në këto fusha, shtoi Dr Chamberlain.

Marrë nga McLuhanGalaxy:
https://mcluhangalaxy.wordpress.com/2014/04/26/artists-as-the-antennae-of-the-race/?fb_action_ids=10203364749376724&fb_action_types=news.publishes&fb_ref=pub-standard

Please follow and like us: