Albspirit

Media/News/Publishing

“Që Rama dhe Basha të gjenin marrëveshje, njëlloj sikur cigarja dhe shkrepësja të shuanin zjarrin”, reagimi i parë i Blushit për takimin e dy liderëve politikë

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka reaguar pas takimit të sotëm midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, takim i thirrur nga presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Blushi nuk shprehet aspak i habitur, që në këtë takim mes dy kundërshtarëve kryesorë politikë nuk u arrit asnjë marrëveshje për të zgjidhur krizën që ka kapluar politikën shqiptare. Madje ai shprehet se e cilëson një “çudi” nëse e kundërta do të ndodhte.

“DO ISHTE ÇUDI TË MERRESHIN VESH

Që Edi Rama dhe Lul Basha të gjenin marrëveshje do ishte njëlloj sikur cigarja dhe shkrepsja të shuanin zjarrin. Më vjen keq nëse PD nuk hyn në zgjedhje por më shumë keqardhje kam nëse shumë shqiptarë nuk do shkojnë të votojnë për çdo arsye. Kjo krizë nuk zgjidhet dot pa zgjedhje por me zgjedhje sa më të shpeshta. Mundësisht cdo vit duke filluar nga viti i ardhshëm!’, shprehet Blushi.

Please follow and like us: