Albspirit

Media/News/Publishing

Brukseli fton në vizitën e parë zyrtare kryeparlamentarin Xhaferi

Kryetari i ri i Parlamentit, Talat Xhaferi, udhëtimin e parë zyrtar do ta realizojë në qendrën e Evropës – në Bruksel, shkruan gazeta KOHA.

Zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim i kanë thënë KOHA-s se te enjte dhe te premte, me ftesë të zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Evropian, Xhaferi do të zhvillojë takime të rëndësishme, ndërsa me këtë vizitë zyrtare, Brukseli edhe njëherë do ti tregoje Maqedonisë se kryetar legjitim i Kuvendit është Talat Xhaferi.

“Njëherësh, Brukseli dëshiron ta rikujtojë presidentin Ivanov të mos ngurrojë ta dorëzojë mandatin për formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re”, thonë zyrtarë të BDI-së.

Please follow and like us: