Albspirit

Media/News/Publishing

“Çamëria….” me fakte për shqiptarët autoktonë brenda kufijve grekë

Të mërkurën në bibliotekën kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në promovimin e kësaj vepre, referuesit kanë thënë se Sheme në 372 faqet e librit përmbledh historinë e krahinës shqiptare që tash është brenda kufijve të shtetit grek.

Sipas Nysret Pllanës, vepra e studiuesit të pasionuar Selman Sheme shqyrton, analizon, trajton dhe nxjerr përfundime interesante për problemin e Çamërisë nga lashtësia deri në ditët tona.

“Në këtë vepër merr frymë jeta historike e një pjese të madhe të popullit shqiptar”, ka thënë ai për librin ku të dhënat bazohen në studime arkeologjike e deri te evidencat për banorët e mbi 600 fshatrave çame.

Studiuesi Sabri Laçi ka thënë se libri vjen pas një sërë studimesh që ka bërë autori.

“Për ta përgatitur këtë libër duhet pasur shumë dashuri për tokën dhe njerëzit. Libri respekton kronologjinë e ngjarjeve dhe proceset historike, ekonomike e kulturore. Autori me fakte i nxjerr shqiptarët autoktonë në këtë hapësirë”, ka thënë ai.

Publicisti Arben Kondi ka thënë se Selman Sheme krahas figurave të tjera të shquara shqiptare nxjerr të vërteta studimore për Çamërinë. Ai ka thënë se polifonia ose kënga e kënduar me shumë zëra prej vitesh bën pjesë në fondin e artë të UNESCO-s.

Please follow and like us: