Albspirit

Media/News/Publishing

Mbretëresha e muzikës shqiptare feston sot 84-vjetorin

Nexhmije Pagarusha, absolutisht një nga zërat më të bukur të Shqipërisë sot feston 84 vjetorin e lindjes. Në këtë ditëlindje ajo ka shkruar një status mirnjohjeje në Facebook-un e saj, duke falenderuar të gjithë dashamirësit për dashurinë dhe mbështetjen që i kanë dhuruar ndër vite. Përshëndetje miqt e mi të dashur,

Sot festoj 84 vjetorin e lindjes, ju falenderoj jashtëzakonisht shumë për mbështetjen si dhe dashurinë e dhuruar gjatë tërë këtyre viteve”- ka shkruar ajo. Ajo ka ndjekur shkollën e muzikës në Beograd, për të filluar karrierën si këngëtare në Radio Prishtina në vitin 1948, për të vazhduar për 40 vite të pushtojë botën e muzikës. Pagarusha mban titullin “Këngëtarja e Shekullit” në Kosovë, e ndërsa në vitin 2012 është dekoruar nga Presidenti Bujar Nishani me titullin “Nderi i Kombit”.

Please follow and like us: