Albspirit

Media/News/Publishing

Bojaxhi: KQZ të heq nga konkurimi kandidatët e dënuar

Ditën e hënë mbështetës të “Sfida për Shqipërinë” u mblodhën para Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të kërkuar largmin e të gjithë kandidatëve për parlamentin e 2017, të dënuar penalisht. “Sfida” beson që historia e parlamentit me persona të dënuar duhet të mbarojë.
Një nga antarët themelues të “Sfidës”, Gjergj Bojaxhi tha: “Ne në parlament duhet të dërgojmë qytetarin model. Politika nuk bazohet vetëm mbi ligjin por edhe mbi moralin para qyetatarëve. Partitë tradicionale duan të na sjellin në parlamentin e ri akoma individe të dënuar për kontrabandë, korrupsion, dhunë apo vepra të tjera penale.

Kemi jo pak por 27 kandidatë të dënuar me vendim gjykate. Një pjesë e kandidatëve madje kanë shkruar në formularin e kandidimit që janë të dënuar dhe sërish partitë politike kanë preferuar ti vendosin në listat e tyre si parlamentarët e ardhshëm. Është një turp për partitë politike që nuk i kanë tërhequr tashmë kandidatët, madje kanë futur kokën si struci në rërë përballë kandidatëve të dënuar.

Kjo është pasojë e zgjedhjeve të kandidatëve nga kryetari i partisë që cakton për intersa elektorale se cilin “të fortë” do të vendosë në lista për ca vota më tepër. Ftojmë të gjithë partitë politike që të tërheqin këta kandidate duke i zevëndësuar më individë që përfaqësojnë qytetarin model si nga ana ligjore ashtu edhe nga ana intelektuale. Ne nuk mund të kemi më një parlament të fortësh apo dhunuesish të ligjit. Kjo politikë duhet të marrë fundit.”

Përfaqësuesit e “Sfidës” i kërkuan gjithashtu KQZ që nëse ka dyshime për firma apo dokumentacion të fallsifikuar nga disa parti politike në mënyrë që të rregjistroheshin në zgjedhjet e ardhshme duhet të këtë një verifikim të imtësishëm pasi nuk mund të fillojmë një tjetër sezon parlamentar ku ka formacione politike që thyejnë ligjet për të bërë ligje.

Ftojmë të gjithë gazetarët që sa herë këta kryetarë të dalin para mediave t’i kërkojnë llogari përse nuk kanë tërhequr kandidatët e dënuar me vendim gjykate. Kjo pyetje e qytetarëve do t’i përndjekë përgjatë gjithë fushatës.

“Sfida” ka përzgjedhur kandidatët e saj përmes votimit të antarëve dhe jo vetëm që nuk janë caktuar nga kryetari i saj Hektor Ruci por ky i fundit nuk ka kandiduar as vetë në këto zgjedhje.

Please follow and like us: