Albspirit

Media/News/Publishing

Genci Çobani: Leksioni francez

Franca votoi perseri per te qene ne balle te humanizmit; kunder racizmit dhe urrejtjes; votoi per Europen dhe kunder izolimit. Franca u vu perseri ne krye te progresit dhe endrres per nje bote me te mire, duke rinovuar edhe nje here vlerat e Revolucionit te madh qe vete ajo beri ne vitin 1789 dhe sloganit universal te tij: Liberté-Egalité-Fraternité (Liri-Barazi-Vellazeri).
Por kjo eshte ana petike e diskutimit, sepse ajo qe me beri me shume pershtypje mua, si shqiptar qe votova ne France ishte shpirti patriotik dhe atdhedashes i shume francezeve. Pas turit te pare, ku elektorati ishte i ndare midis 4 fronteve, shumica e tre te tjereve (me perjashtim te frontisteve te Le Penit) iu bashkuan levizjes se Emmanuel Macron. Parrulla e tyre ishte : E duam Francen dhe nuk duam ta shketerrojme duke e lene ne duart e nje ekstremisteje. Keshtu u shprehen te majtet, keshtu edhe te djathtet qe humben ne turin e pare.
E pra, ky eshte patriotizmi dhe jo parrullat nacionaliste qe perveç retorikes nuk i kane asgje te mire per atdheun dhe ata qe e duan ndershmerisht ate.
Eh, sikur kjo te ndodhte edhe ne Shqiperi, ku politikanet, per inat te kundershtarit te tyre historik, jane gati te votojne edhe per greket dhe serbet (siç edhe ka ndodhur ne te vertete, me ca partiçka qe perfaqesojne interesat e atyre qe nuk e kane dashur kurre Shqiperine), vetem e vetem qe “ai tjetri” te mos fitoje. Edhe pse “une”, ashtu si “tjetri” jemi shqiptare.

Please follow and like us: