Albspirit

Media/News/Publishing

Kandidatë me precedentë në listat e PS

Lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste ka sërish persona që kanë pasur probleme me drejtësinë. Sipas formularëve të dekriminalizimit të depozituar në KQZ, rezulton se të paktën 7 prej tyre kanë qenë të proceduar apo dënuar. 2 janë deputetë aktualë dhe 5 të tjerë kandidatë të rinj. Lapsi.alpo i boton formularët e tyre më poshtë.

Ismet Beqiraj

Në Fier, i katërti në listën e PS është Ismet Beqiri. Në formularin e dekriminalizimit ai shënon se është ndaluar nga policia 26 maj 1996, ditën e zgjedhjeve të përgjithshme. Ka qëndruar për 24 orë në Ballsh, por ndaj tij nuk ka filluar procedimi. Është ndaluar nga policia e Ballshit edhe në shkurt 1997 sërish për verifikim.

 

Alban Ramohitaj

Në Durrës, i 10-ti në listën e PS është Alban Ramohitaj. Në vitin 2004 Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 2 muaj burg ose 18 muaj me kusht për vjedhje të energjisë elektrike.

Në vitin 2008 ka qenë nën hetim nag Gjykata e Pavias, në Itali, pasi u kap me një patentë shqiptare të pavlefshme. Ramohitaj shënon se ka bërë marrëveshje me drejtësinë italiane duke pranuar fajin.

Granit Kërxhalliu

Granit Kërxhalliu është i 29-ti në listën e kandidatëve të PS në Tiranë. Ai është akuzuar nga prokuroria në 25 shtator 2012 për pengim të ekzekutimit të vendimeve të gjykatës. Gjykata e Tiranës e ka dënuar me detyrim paraqitje, ndërsa Apeli e ka pushuar çështjen.

Ardit Konomi

Në Korçë Ardit Konomi është i 7-ti. Ai ka shënuar në formularin e dekriminalizimit një procedim për shkelje Të rregullave të qarkullimit rrugor. Kjo çështje ai thotë se është pushuar më 30 dhjetor ’97.

Myzafer Bushaj

Në Shkodër, Myzafer Bushaj është i 10-ti në listë. Rezulton i ndaluar në periudhën 21-24 shtator të vitit 2009 pas një aksidenti rrugor. Gjykata e ka shpallur të pafajshëm.

 

 

Spartak Braho

Është i 19-ti në listën e PS për Tiranën. Në formular ka shënuar se është dënuar më 22 dhjetor 1995 me 10 mijë lekë të reja gjobë për shpifje. Braho e ka shënuar këtë dënim edhe në formularin e parë dorëzuar në KQZ.

 

Please follow and like us: