Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori amerikan Donald Lu viziton selinë e PD

Selia blu ka mirëpritur sot ambasadorin amerikan Donald Lu.
Sipas informacioneve zyrtari amerikan do të realizojë një takim me liderin e opozitës, z.Lulzim Bashën.
Në fokus të bisedave mendohet të jetë situata aktuale e ngërçit politik në Shqipëri.
Ky takim vjen një ditë pas miratimit të fletëve të votimit në KQZ.
Ditën e hënë pritet që të mbërrijë në Tiranë të zv/ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, z.Hoyt Brian Yee.

Please follow and like us: