Albspirit

Media/News/Publishing

Ujësjellësi i Ali Pashë Tepelenës në Vranisht

Ura e Bratit dhe Ujësjellësi i Vranishtit, janë prova të një qytetërimi të hershëm e një trashëgimie arkitekturore të pasur, e cila gjen shprehje dhe në ditët e sotme

Ujësjellësi i Vranishtit ndodhet në fshatin Vranisht të Rrethit të Vlorës dhe përbëhet nga dy pjesë. Njëra urë është e punuar me një hark dhe e dyta është e mbushur me gjashtë harqe dhe pesë dritare lehtësuese. Ky ujësjellës është ndërtuar në shek. XIX nga Ali Pashë Tepelena dhe shquhet për vlerat ndërtimore të një ujësjellësi të organizuar nga mjeshtrat më të mirë vendas të kohës. Ndërtimi i tij është bërë me gur dhe zall lumi të lidhur me llaç gëlqereje dhe përdorej zakonisht edhe si urëkalimi.

Ura e Bratit dhe Ujësjellësi i Vranishtit, janë prova të një qytetërimi të hershëm e një trashëgimie arkitekturore të pasur, e cila gjen shprehje dhe në ditët e sotme në banesat karakteristike në këtë  zonë.

Tani këto vepra arkitektonike kanë humbur funksionin e tyre dhe janë kthyer në pika kryesore për turizmin historik.

Udhëtimi turistik në këtë zonë mund të përshkruaj  itinerarin, Olympe, Mavrovë, Plocë, Shpella e Velcës, shpella e shkruar e Lepenicës, ura e Bratit, Cerja, ujësjellësi i Vranishtit, guri me qiell, kalaja e Katafiqit Kuç, Borsh etj.

Please follow and like us: