Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Nuk ka kthim nga kjo betejë ku jemi futur, jam gati t’iu udhëheq

Duke folur nga podiumi i protestës së ditës së sotme, Basha ka deklaruar se nuk ka më kthim pas nga kjo betejë për Shqipërinë. Ai u shpreh se nuk kanë rreshtur kritikat, sulmet dhe shpifjet, por nuk ka patur tërheqje pas sepse beteja nuk është personale dhe se forca e Bashës qqëndron në bashkimin e popullit.

Ne do kemi zgjedhje të lira e të ndershme, a jeni gati të luftojmë? Ju premtova se jam gati tu udhëheq drejt një beteje pa kthim për Shqipërinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme e sot jam këtu për tu thënë se unë dhe PD e kemi mbajtur premtimin 85 ditë më parë, nuk kanë reshtur kritikat, sulmet, shpifjet, qëndrimet e padrejta ndaj meje dhe PD. Por e keni parë se unë as jam stepur, ndalur, kthyer nga rruga ku ju kam premtuar se do ju udhëheqë deri në fund, as jam joshur për dy arsye: një, sepse  këtë betejë nuk e bëj për vetën time, as për karrigen time, pushtetin tim, apo partisë sime, por për të gjithë ju bashkëqytetarë  e mi për shqiptarët e djathtë e të majtë dhe së dyti, sepse këto sulme, kritika, baltosje e qëndrime të padrejta nuk më bëjnë asnjë përshtypje, se forca ime është te bashkimi juaj te qëndresa juaj” – tha Basha.

Please follow and like us: