Albspirit

Media/News/Publishing

‘The New York Times’: Rrjeti Trump-Rusi

Drejtori i ngarkuar i FBI, Andrew McCabe, i tha Kongresit të enjten se shkarkimi nga Presidenti Trump i James Comey nuk e ka penguar hetimin e agjencisë për bashkëpunimin e mundshëm midis Rusisë dhe fushatës së Trump. Ky është lajm i mirë. Pavarësisht nga pohimi i zotit Trump se ideja e fshehtësisë është “një mashtrim total”, dhe pavarësisht shumë të panjohurave, lidhjet vazhdojnë të grumbullohen. Si më poshtë një lidhje e pjesshme e lidhjeve për të cilat ne dimë diçka.

BIZNESI FAMILJAR I TRUMP Mund të mos ketë kulla Trump në Moskë apo Shën Petersburg, por nuk është për shkak të mungesës së përpjekjeve. Zoti Trump dhe familja e tij kanë kërkuar të bëjnë biznes në Rusi që nga viti 1980. Ata gjithashtu kanë zhvilluar marrëdhënie të gjera tregtare dhe personale me biznesmenë rusë të lidhur politikisht. Në vitin 2008, Donald Trump Jr tha në një konferencë të pasurive të paluajtshme, “Rusët përbëjnë një seksion mjaft të shpërpjestuar të shumë pasurive tona; Përkatësisht në Dubai, dhe sigurisht me projektin tonë në SoHo dhe kudo në Nju Jork,” sipas eTurboNews, një agjenci lajmesh mbi industrinë e udhëtimeve. Autori James Dodson tha se një djalë tjetër, Eric Trump, i tha atij në vitin 2013 se rusët kanë mbështetur financiarisht  fushat e golfit të Trump: “Epo, nuk mbështetemi në bankat amerikane. Ne kemi të gjitha fondet për të cilat kemi nevojë nga Rusia.” Eric Trump e mohon tashmë që e ka thënë këtë.

Përveç kësaj, Donald Trump punoi me familjen Agalarov, një grup i shquar i biznesit rus, për të pritur konkursin e vitit 2013 të Miss Univers në Moskë. Z. Trump u takua me më shumë se një duzinë të oligarkëve më të shquar të vendit, ndërkohë që ai ishte atje, njoftoi Bloomberg News. Jared Kushner, i cili është i martuar me Ivanka Trump dhe është një këshilltar i lartë i presidentit, gjithashtu është i lidhur historikisht me Rusinë. Gjatë periudhës tranzitore, z. Kushner u takua me ambasadorin rus, Sergej Kislyak, si dhe me ekzekutivin e lartë të një banke qeveritare ruse.

Bota do të dinte shumë më tepër për partneritetet e jashtme të zotit Trump nëse ai kishte lëshuar deklaratat e tij tatimore, siç ka bërë çdo president për 40 vitet e fundit.

MICHAEL FLYNN Z. Flynn, ish-këshilltar i sigurimit kombëtar, pati disa biseda me z. Kislyak gjatë periudhës tranzitore në të cilat ata diskutuan sanksionet amerikane kundër Rusisë. Z. Trump shkarkoi z. Flynn pas zbulimit publik se ai kishte gënjyer Zëvendëspresidentin Mike Pence rreth natyrës së këtyre bisedimeve. Përveç kësaj, RT, një agjencii e mbështetur nga qeveria e Rusisë, pagoi z. Flynn 45.000 dollarë për dhënien e një fjalimi në dhjetor 2015 në Moskë. Në të njëjtin udhëtim, ai u ul pranë Presidentit Vladimir Putin në një mbrëmje gala të RT. Pentagoni po heton nëse z. Flynn, një oficer i shërbimit të fshehtë ushtarak në pension, nuk arriti të zbulojë dhe të marrë miratimin nga Departamentet e Shtetit dhe të Mbrojtjes përpara se të merrte para nga një qeveri e huaj.

JEFF SESSIONS Z. Sessions, prokurori i përgjithshëm, gjatë seancës dëgjimore të Senatit, tha se ai nuk kishte kontakte me zyrtarët rusë, ndërkohë që ai ishte duke bërë fushatë aktive për z. Trump. Në fakt, ai u takua me z. Kislyak dy herë, një herë në zyrën e tij të Senatit dhe një herë në Konventën Kombëtare Republikane.

PAUL MANAFORT Z. Manafort, ish kryetar i fushatës të Trump, punoi si konsulent për një parti politike pro-ruse në Ukrainë dhe për ish-presidentin e Ukrainës, Viktor Janukoviç, i cili u mbështet nga Kremlini. Z. Manafort është akuzuar për marrjen e pagesave sekrete nga partia pro-ruse. Rreth një dekadë më parë, Z. Manafort gjithashtu punoi për Oleg Deripaska, një oligark rus me lidhje të ngushta me z. Putin. Associated Press siguroi një memorandum që i shkroi z. Deripaska duke i ofruar një plan nga i cili ai tha se do të “përfitonte shumë Qeveria e Putinit”.

CARTER PAGE Zyrtarët amerikanë besojnë se Z. Page, një këshilltar i politikës së jashtme, kishte kontakte me zyrtarët e inteligjencës ruse gjatë fushatës. Ai gjithashtu dha një fjalim pro-rus në Moskë në korrik të vitit 2016. Z. Page ishte dikur i punësuar nga zyra e Merrill Lynch në Moskë, ku punoi me Gazprom, një gjigant energjetik në pronësi të qeverisë.

ROGER STONE Z. Stone, një këshilltar informal por i ngushtë i Trump, shkëmbeu mesazhe verën e kaluar me Guccifer 2.0, një llogari Twitter që gjerësisht besohet të jetë një front për operativët e inteligjencës ruse, të cilët ishin të përfshirë në hakimin e fushatës së Komitetit Kombëtar Demokratik dhe Hillary Clinton. Gjatë fushatës, zoti Stone dukej se e dinte paraprakisht se WikiLeaks do të lëshonte emailët nga llogaria e John Podesta, kryetarit të fushatës së zonjës Clinton.

Trump dhe bashkëpunëtorët e tij mund të ulërasin fort se nuk ka as tym as zjarr këtu. Por mbi të gjitha, faktet e njohura sugjerojnë një rrjet jashtëzakonisht të gjerë të marrëdhënieve me një fuqi të madhe të huaj. Kushdo që interesohet për kredibilitetin e procesit zgjedhor amerikan, duhet të kërkojë një hetim tërësor nëse dhe si ka ndërhyrë Rusia në zgjedhje dhe përmes kujt./Lexo.al/

Please follow and like us: