Albspirit

Media/News/Publishing

SFIDA: Korrupsioni zgjidhet kur të kemi politikë të pastër

“Reforma në drejtësi nuk do të mjaftojë për të zgjidhur çështjen e korrupsionit”, thonë drejtuesit e “Sfida për Shqipërinë”. Anëtari themelues i kësaj partie, Gjergj Bojaxhi, kandidati për Tiranën i kësaj partie, thotë se kryetarët ranë dakord për të votuar reformën në drejtësi, sepse ajo nuk prek korrupsionin që bëjnë ata vetë.

“Cili është problemi kryesor? Dihet, korrupsioni që kemi kudo dhe ndikon në punësim, shëndetësi dhe ekonomi. Por nga buron ai? Nga njerëzit? Nga drejtësia? Jo! Buron nga politika. Buron nga këta kryetarë partish që vendosin kush do të bëhet deputet, kush do të bëhet tatimor, kush do të jetë doganier. Drejtësi nuk mjafton. Duhet veting dhe reformë për politikën. Reforma që mund të nisim ne është vota për Sfida për Shqipërinë.” Bojaxhi tha se shqiptarët duhet të ulin partitë e mëdha poshtë 20%.

“Mos e çoni votën dëm duke votuar njerëz që nuk besoni dhe parti që vjedhin e plaçkisin. Ne, shumica e shqpitarëve që jemi të pakënaqur nga kjo politikë duhet të bëhemi bashkë të ndërtojmë shtetin e ekonomisë së individit dhe një demokraci për të gjithë. Sfida për Shqipërinë beson te një politikë e pastër drejt një Shqipërie që punon,” u shpreh Bojaxhi. Shqiptarët, sipas Bojaxhi, duhet te ndëshkojnë të gjitha partitë të përbëra nga deputetë të vjetër. Për partinë Sfida për Shqipërinë, me nr. 4 në fletën e votimit kandidojnë dhe emra të tjerë si Ermal Hasimja, Medlir Mema, Blerina Turdiu Kokona, përkrah Gjergj Bojaxhi. Kryetar administrativ i partisë është z. Hektor Ruci.

Please follow and like us: