Albspirit

Media/News/Publishing

Shumë (pak) presidencial, Meta i sulmon të gjithë

Ilir Meta është treguar mbrëmjen e sotme tepër i ashpër me politikanët kryesorë të vendit. Presidenti i zgjedhur ka anashkaluar çdo cak teksa ka akuzuar Ramën për intriga ndaj të tijëve, por edhe elementëve në LSI. Si pjesë e këtyre sulmeve të Ramës, Meta ka bërë përgjegjës edhe Lulzim Bashën. Madje këtë të fundit e ka akuzuar edhe për vendosjen e kandidatëve të PD-së në lista kundrejt pagesës. Ish-kreu i LSI u shpreh i bindur për fitoren e partisë së tij si forcë e parë. Ai tha se Rama dhe Basha janë treguar të pandershëm ndërsa kanë krijuar një Gestapo që po shkarkon nga puna njerëzit e LSI. Në porositë e tij, Meta tha se kushdo që bën koalicion me kreun e PS, duhet ta detajojë atë në letër, duke e akuzuar kështu Ramën për pabesi. Nga ana tjetër, ai tha se Majko pritej të ishte kryeministër teknik, por Rama nuk donte. Ai ka hamendësuar edhe për pabesi të tjera të Ramës dhe Bashës në partitë e tyre. Marrjen e postit të LSI-së, Meta e ka justifikuar si zgjidhjen me të mirë për vendin dhe si shpëtim për demokracine në kushtet ku ndodhej situata politike. Meta e justifikoi nervozizmin e tij si nevojë e situatës për t’i thënë gjërat. Ai tha se është gati të përballet me Ramën për ato që deklaroi të enjten në “Opinion”.

 Meta “shpërthen” ndaj Bashës: Unë nuk marr lekë për të vendosur njerëz në listë

Ilir Meta është treguar i ashpër sot me kreun e PD-së teksa tha se marrëveshja Basha-Rama është marrëveshje për OSHEE-në. Meta iu referua institucioneve që ka marrë opozita si pjesë e paktit politik ndërsa e akuzoi kreun e PD për standardet që përfaqëson sa i përket zgjedhjeve. “Se çfarë standardesh kërkonte ai për zgjedhjet e tregoi me listën e kandidatëve që hartoi. Unë një gjë di t’ju them, se Ilir Meta nuk merr lekë për të vendosur njerëz në listë, apo për t’i vendosur si kandidatë për bashkitë” – tha Meta,  i cili refuzoi të komentonte më gjatë. I pyetur se cili ka dhënë para, Meta tha se këtë mesazh duhet ta kenë të qartë demokratët./javanews/

Please follow and like us: