Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Shushunja Meta është bërë bishë, ndërsa Idrizi me kokë në qypin e turshive

Ai ka lëshuar akuza ndaj ish-kreut të LSI, Ilir Meta, për të  cilin tha se eshte bere “bishe” dhe ka kërkuar nga dibranët dhe gjithë shqiptarët të mos hedhin asnjë votë dëm duke ua dhënë partive të vogla.

“Basti është do vazhdoni edhe 4 vjet me këtë showmen, me këtë njeriun e shfaqjes, me tuta dhe batuta ndërkohë që ka future duart e tij të gjata, të Ilir Beqjas dhe të Ilir Metës në xhepat tuaj. Do i besoni këtyre partive që kanë një qëllim, të zhvasin shqiptarët të jenë pjesë e tepsisë, se platform nuk kanë as LSI, as PDIU. Asnjë votë për shushunjat. Koha e shushunjave në pushtet merr fund në 25 qershor. Janë bërë xhind, është bërë bishë Ilir Meta. Pse u bë bishë? Sepse e shikonte veten një dorë në bakllava, një dorë në sheqerpare. Por mesa shoh dorën në bakllava nuk ka për ta pasur kurrë  më,  por edhe këta të sheqerpares kanë ndërmend t’ia heqin dorën”- tha ai.
Basha theksoi se shushunjat nuk meritojne asnje vote.
“Asnjë votë PDIU-së që ka hyrë më kokë në qypin e turshive, ta dinë ata, më mirë hidhini në Drin votat se me ua dhënë këtyre, atje do e hajë në ndonjë peshk i vogël, asnjë votë për Ramën dhe Beqen, asnjë votë për partitë e tjera”- tha Basha. Ai u ka kërkuar besimin shqiptarëve për të bërë ndryshimin që i duhet vendit, duke numëruar gjithë detajet e planit ekonomik të PD hartuar nga ekspertët më të mirë.“Më jepni mundësinë, Rama nuk merr vesh nga ekonomia. Ndëshkim mashtruesve, asnjë votë shushunjave, më mirë në Drin të Zi”, tha Basha.
Please follow and like us: