Albspirit

Media/News/Publishing

Dorëhiqen dy shefa të kabinetit të Theresa May

Dy drejtues të kabinetit të kryeministres britanike, Theresa May njoftuan sot dorëheqjen pas disfatës së konservatorëve që humbën të enjten shumicën absolute në Parlament, disa ditë nga fillimi i negociatave të Brexit.

“Marr përsipër përgjegjësitë e mia për rolin në këtë fushatë zgjedhore që kishte të bënte me monitorimin e programit”, shkruan Nick Timothy në një letër publikuar në web-in “ConservativeHome”.

”Një tjetër këshilltare kyçe e May-it, Fiona Hill paraqiti gjithashtu aktin e dorëheqjes”, konfirmoi më pas një zëdhënës i Partisë konservatore.

Këta dy bashkëpunëtorë të ngushtë të kryeministres ndiheshin fajtorë pas dështimit të konservatorëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ku ata humbën 12 vende si dhe shumicën absolute në Dhomën e Komunëve.

Në rolin e drejtuesve të fushatës së konservatorëve, e cilësuar “e dështuar” nga disa deputetë konservatorë, qëndrimi i tyre ishte bërë i papërshtatshëm.

Please follow and like us: