Albspirit

Media/News/Publishing

Arlind Farizi: Ji online…

 

Ji online o njeri robi i telefonit. Ji online dhe çmendu kur s’ke wi-fi. Kërkon narkomanshëm valët që të lidhin me tjetrin, me përemra të pacaktuar, shumës. Ji online dhe harro vetveten. Hudhe pas shpine atë si këmishën e vjetër. Ji online i-man. Ke i-phone dhe lexon i-book. Ardhmëria sall një dritare katrorche me dritë është. S’ka jeshillës as klorofik, bardh, dritë, dhe ca shkronja që të hallakatin ato pak tru të përdorshëm që kanë mbetur. Lidhu, jeta jotë një e-mail dhe pasword është. Lidhu telefonit si idhullit, besoja dhe sekretet, foli atij si mikut të ngushtë, por kujdes se tradhëtia të del sheshit. Share bëhen mënjeher lajmet e këqija vech e mira bëhet Hide…
Ji online gjurmues i gjithçkasë, kërkimtari i ethshëm që kullot eterin e tjetrit, priti zemërhapur kërkesat e të panjohurve që bëhen të njohur për hir të një interesi. Ji online i-man, transformersi postmodern që ha bukë e gjizë dhe ka një i-phon tw blerë me kredi.
Ji online, always, everday evernight. Harro të folurit, mëso të shkruarit, komuniko semiologjikisht.
A nuk ishte smile shenja më e përdorur në botë…
Ji online, njeri me një dorë sepse tjetra i është flijuar telefonit. Ra telefoni, dhe ti çmendesh se je në fund baterie, ku është karrikuesi… Bërtet sikur bombë 007 pritet të plasë…
E mbush dhe pret me nge ndezjen. Hop, del molla e kafshuar, pastaj kodi, pastaj gishti, pastaj hyrja, o çkomplikimi i dashur, o humbje kohë, o marrëzi, o prapësi… të bëj telefoni rob një njëri…
Inbox, një leksikologji e tërë, fjali që thyejnë emra njërëzish, mjegulla thashëmnajash, free sms shpifjesh serike, chate erotike, sa llafe, sa llafe…
Ji online, dhe harro shoket që të presin kur ti do të lëshosh telefonin nga dora, për t’u thënë atyre a ende jemi në kafe… Ji online kur fëmija pret babain ta puth në faqet pa tauchsreen, ato faqe të mishta që presin çdoditshëm dashurinë e harruar të babës.
Ji online, robi teknologjik, qenie e tjetërsuar për hir të një infomacioni.
Ji online o qenia e pakomunikueshme, o heshtak teknologjik, mit posmodern që se besuam por erdhi…
Ji online, se kojshia moti ka hapur snapchat, e ta vëzhgon shtëpinë me gjithë pllakat e banjos.
Ji online, se kojshia moti ta di datën e ditëlindjes tënde…
Ji online, se kojshia moti të ndjek me locations… Të pyet ku je pastaj të tregon se e di se saktë ku je…
Ji online, dhe fshihu në mundç. Fshihu, kur gps të tradhëton pa ndërhyrje shtetërore.
O krizë intimiteti, o prapësi, si mund të bëj telefoni rob një njeri… Dhe Migjeni do vazhdonte postmodernshëm, : çdo ditë rrëshqasin trajtat e iphonave, nuk e di nësë është iphoni pjellë e njeriut apo njeriu pjellë e iphonit.
Ji online, dhe bëhu nervoz, për tjetrin që ka shkuar në det, tjetrin që ha darkë dhe pi uiski, tjetrin që ka veturën e bukur, tjetra për syzat e shtrenjta, dhe nis e ngushtoje veten për mungesat e mëdha, dhe përfundoje nervozën, aja be xhi bëjn njerëzit….
Ji online, vetëm kur ti s’do jesh online, do kuptosh humbjet…

Please follow and like us: