Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Vata: Skota e re e kerkimit te votave

Sot i qenka sulur lagjes grupe grupe partite, fytyra te vjetra dhe te reja, por por s’po ua fishkellenka njeri. Ne kulaket e lagjes jemi duke i sodit se kesaj radhe as buzeqeshje s’u japim, jo me voten. Njerez ne lagje, te rinj pa pune, te martuar shkeqyer, prinder te rinj qe po mplaken pa punuar.

Disa ishin adoleshente ne 1990, tani jane rreth te 45-ve dhe nuk punojne, ndersa sekseret e partive jane drejtore, te pushtetshem se jane pazarlinj te pazarit politik.
Nje grup qenka interesat, nga shtate, 5 qenkan me pantollona te kuqe, floket me xhel dhe canta te vogla krah qafe..!

Qe me shume ngjajne si seksere llagemesh sesa perfaqesues partish politike.
Edhe une ne lagje jam sot, por na bejne bisht kur na shohin se ne kemi bere politike jo per te fituar, jemi po ata te 90-es, pasionant te votes se lire dhe te demokracise qe punojme fale aftesive dhe jo partive.
Dikur ketu ishte blloku i vogel i diktatures, madje kishte nje tra ne fund te rrugices sepse jetonte Josifi, Shefqeti…!
Aty dikur nuk kam pasur dhe kam shtepine, Lagja “Xhami Sherifi” vetem 5 shtepi numuronte ne 1925, bashke me xhamine dhe ne mes te lagjes ishte shtepia e kulakeve (shtepi e pare) Vadodajve (Vata) qe diktatura na e shtetezoi, e sekuestroi per 45 vite.
Ne shtepite tona shteti kish fut qiraxhinj qe i fundit ka ikur para dy vitesh, por me heret ne vitin e larget 1985, shkuam te shtepia te merrnim letra format sepse na duheshin per skica.

E bija e zonjes punonte ne keshillin popullor dhe mbante letra ne kembim te dickaje te vogel.
Kyr hyra ne oborrin e pasem te shtepise del nje nene nga Lushnja, banore prej vitesh ne shtepine tone dhe me pyet nga je. Une i thashe nga Macukulli dhe kur i shtova mbiemrin Vata, ajo shtoi se qenke pronari.
Ika u largova me vrap qe te mos jepja shkas te tjereve te kuptonin se jam me biografi te keqe se me hiqnin nga Liceu ku studioja pikture.
Tani jemi ne shtepine e gjysherve, mbase nga banoret me te vjeter te kesaj lagje, por diktatura na hoqi te drejten e prones 45 vite.
Kjo lagje ka njerez te ardhur nga gjithe Shqiperia qe ne kohe te diktatures, por eshte nje nga lagjet me njerez me te mire, puntore dhe te kulturuar, por ajo qe eshte e rendesishme eshte se politika e ka lene ne harrese.
Te vjen zor kur del ne lagje se per 27 vite ju kemi kerkuar vota dhe sa here vinin ne pushtet i mashtronim dhe keshtu per 27 vite te plota.
Sot dola ne lagje me shume per t’u pyetur me ta dhe marr nje mendim se si do veproje kesaj radhe, por me shume se kjo me kishte marre malli. Ata te votojne ke te duan, jane mehalla jone.

Please follow and like us: