Albspirit

Media/News/Publishing

Momenti si Lul Berisha i kërkoi foto Blushit

Më në fund është shuar kurioziteti i videos së Blushit me Lul Berishën. Dy persona që iu prezantuan si dashamirës të LIBRA-s Ben Blushit iu afruan për ta uruar dhe për të tërhequr një fletëpalosje. Në videon e mëposhtme shfaqet momenti kur Blushi takohet me personin që shoqëronte Lul Berishën. Ndërsa ata flisnin, Lul Berisha ndërhyn nga pas krahëve. “Po kush nuk e njeh LIBRA-n mor burr?” Blushi kthen kokën nga ai. Nuk e njeh. E përshëndet dhe shtrëngon duart. “Hajde pra! Një fotografi!” i propozon miku i Lul Berishës. Blushi pranon me kënaqësi, ndërsa pyet stafin: “Ku do t’i gjejnë fotot?”  “Te faqja e LIBRA-s, LIBRA.al” përgjigjet vajza aty pranë.  “Futu te LIBRA.al dhe merrni fotot” porositi Blushi në fund Lul Berishën, ndërsa e falenderon dhe largohet. Shikoni videon më poshtë.

Please follow and like us: