Albspirit

Media/News/Publishing

Ndalohet para protestës udhëheqësi i opozitës ruse

Në Rusi, policia ndaloi sot udhëheqësin e opozitës Alexei Navalny dhe dhjetëra mbështetës të tij gjatë protestave të anti-korrupsionit në mbarë vendin që kishin në shënjestër Presidentin rus Vladimir Putin dhe aleatët e tij.

Alexei Navalny, i cili ka deklaruar synimet e tij për të garuar kundër zotit Putin në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, u ndalua para shtëpisë së tij në Moskë pak para fillimit të protestave në Moskë, Shën Petersburg dhe qytetete të tjera të vendit.

Sipas medias dhe grupeve për të drejtat e njeriut, policia ka ndaluar rreth 120 vetë në protestat e zhvilluara në kryeqytetin e vendit dhe më shumë se 130 të tjerë në Shën Petersburg. Më shumë se tre mijë njerëz protestuan në qytetin Siberian të Novosiberskit, ndërkohë që janë zhvilluar protesta edhe në Soçi, Kranojarsk, Tomsk dhe Vladivostok.

Zyrtarët rusë i paralajmëruan protestuesit të shmangin “provokimet dhe veprimet e paligjshme”.

Alexei Navalny është një kritik i Presidentit rus Vladimir Putin, duke e akuzuar atë dhe zyrtarë të tjerë për korrupsion./VOA

Please follow and like us: