Albspirit

Media/News/Publishing

Nishani dekoron Gjergj Xhuvanin me titullin “Mjeshtër i madh”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 12/06/2017, nr. dekreti 10430 zotit Gjergj Xhuvani Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Regjisorit dhe skenaristit të talentuar, i cili falë përkushtimit, frymëzimit artistik dhe origjinalitetit të krijimtarisë së tij në teatër dhe kinematografi, ka arritur të meritojë jo vetëm duartrokitjet e publikut artdashës shqiptar, por edhe vlerësimin e lartë e të merituar shtetëror”.

Gjergj Xhuvani është një regjisor, skenarist, producent shqiptar. Ai lindi në vitin 1963Tiranë. Në vitin 1986 diplomoi në Akademin e Arteve në Tiranë dega artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi“.

Regjisor

Please follow and like us: