Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti Nishani dekoron sopranon Ermonela Jaho me dekoratën “Nderi i kombit”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 12/06/2017, nr. dekreti 10415 zonjës Ermonela Jaho Dekoratën “Nderi i kombit” me motivacionin: “Sopranos shqiptare me famë botërore, e cila nëpërmjet talentit të lindur, thjeshtësisë së përkorë e frymëzuese, në saje të punës së palodhur, këmbënguljes dhe vullnetit të çeliktë, arriti të shkëlqejë me interpretimet e saj virtuoze në skenat operistike të mbarë botës, duke lartësuar emrin e vendlindjes së saj”.

Please follow and like us: