Albspirit

Media/News/Publishing

Zv.kryeministrja teknike kërkon shkarkimin e drejtorit në ministrinë e LSI

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija i kërkoi ministrit të Transporteve, Sokol Dervishaj, të lirojë nga detyra drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Gazmir Tahiri, pasi është konstatuar që ka ndihmuar një parti politike me mjete që janë pronë e administratës shtetërore. Sipas informacionit të provuar me pamje filmike në datën 27 Maj nga Porti i Vlorës ka dalë për lundrim një anije, e cila është pronë e kapitenerisë së porteve, në të cilën disa të rinj, simpatizantë të një subjekti poltik në praninë e një kandidat për deputet, propagandojnë dhe manifestojnë me simbole partiake. Zëvendëskryeministrja i kërkon Ministrit Dervishi të marrë masa në mënyrë të menjëhershme si dhe referimin e rastit pranë organeve të Prokurorisë së Përgjithshme.

Please follow and like us: