Albspirit

Media/News/Publishing

Valbona Mezini: GARA NË FAMILJE, JO PËR T’U SAKATOSUR POR PËR T’U FORCUAR EDHE MË SHUMË

 

 

Ditëve të nxehta të korrikut u është shtuar edhe tensioni i demokratëve të cilët me të drejtë duan të zhvillojnë një garë për një kryetar.
Kjo garë përkon jo vetëm me nevojën për analizë e reflektim pas një humbje të thellë, por edhe sepse përfundon mandati 4 vjeçar i kryetarit aktual.
Një proçes qe duhej të ishte kaq i natyrshëm mes demokratësh dhe i thjesht për tu pranuar, kuptutuar e zhvilluar, qoftë nga kryetari aktual, anëtarësia apo strukturat, por deri më tani pakuptim të ngjan me një arenë primitive ku veglat e gjahut janë drejtuar pamëshirshëm tek njëri- tjetri.

Një proçes që mbi të gjitha duhet t’i japë leksione demokracie, cilësdo parti në vend, që sot vuan nga mungesa e demokracisë së brendshme, ku kryetari përvetëson vendimarrjen dhe hipotekon anëtarësinë, pa i shkuar qoftë dhe një herë e vetme nëpër mend statuti i partisë.

Demokratët sot duhet tu japin leksion demokracie edhe partive të tjera, sesa qytetare zhvillohen garat mes vetes.
Qëllimi është më i rëndësishmi për demokratët, lufta kundër së keqes që 4 vjet na denigroi pa punë, pa shërbime, pa arsim e shëndetsi edhe pse në emër te tyre u shpenzuan miliarda euro.
Shqiptarëve nuk iu rrit rroga e pensioni, emigruan si kurrë më parë në kërkim të së ardhmes.
Demokratët i shoqëron tensioni këto ditë dhe unë kam një lutje ;
Fati ynë është i përbashkët përballë qeverisjes më të korruptuar në vend asaj socialiste.
Ne duhet tu japim leksione demokracie si zhvillohen garat brenda llojit cilitdo qytetari në këtë vend.
Largoni fyerjet dhe sharjet nga fjalori!
Mos mbillni urrejtie !
Bashkohuni për të mirën e përbashkët, për të parë e mësuar të vërtetën e një rezultati të shëmtuar të 25 dhe ti japim shpresën çdo shqiptari se e keqja e ka një fund.
Suksese garës mes demokratëve gara e një familje të madhe me vlera Lirie.

Please follow and like us: