Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Berisha bën mirë që nuk kthehet

 

Po, po bën mire që nuk kthehet. Ndofta më e mira punë që po bën. Ja ca shpjegime përciptas.
1. PD-ja e ka të domosdoshme një gjullurdi të tillë. Pasi i takon vet asaj, të ribëhet a të shpërbëhet. Me dhimbje, por këto janë proçese të domosdoshme për një forcë politike.
Sidomos për një të tille si ajo. Ka pasur mbështjen të gjerë votuesish. Ka pasur me dy duar. Aq sa nuk ka ditur se çfarë të bëj me pushtetin. Dhe krejt naïve ka bërë ca gjyqe kafesh, apo politike. Pa u ndarë qartasi me të shkuarën e mbrapshtë dyzetë e pesë vjeçare të diktaturës së proletariatit dhe luftës së klasave. Ca reforma që i zgjasnin pushtetit, si ajo e tokave, e pronave, duke shëndërruar ca kaptera ushtrie, ca mistreca të diktaturës në bosë të ndërtimeve, karburanteve. Apo lekëve…, mjaft të kishe qënë mistrec në diktaturë. Dhe bëheshe demokrat race. Demokratët e vërtetë iknin në mërgim. Dhjetoristat i kishte dëbuar. Ose i linte pa mbështetje për shkak të ca aleancave me bijtë e nomeklaturës. Madje bujarisht u dha mandate deputeti për shkak të një opozitarizmi brenda llojit. Por koha vertetoi shpejt se, reformat nuk bëhen për vete, bëhen për vendin.
2. Dhe fatkeqësia më e madhe, (nga reformat), drejtësia, arsimi, administrat, besimet fetare. Mjeksia as që çohet nëpër mend… Mirëpo, shteti bëhet me profet të fjalës dhe ligjit. Jo me jurista 6 mujor. Me prurje si planet pesë vjeçare të Enver Hoxhës. Nuk mbeti agronom apo gango diktature. Gango mistrec, vetëm e vetëm pse thoshte që jam kulak. Pa u bërë dikushi. Madje edhe dekoruar. Nuk ishte për gjë që, një i dënuar për vjedhje në diktaturë, të shpallej i persekutuar. Të rifitonte të drejtë studimi. Kur të tjerët konkuronin. Të fitonte gjithçka. Dhe mjaftonte një kollaro a një kostum firmato. Ai bëhej intelektual. Kjo ishte epoka e ironisë qytetare, në lidhje me identitetin social. Gjatë dyzetë e pesë viteve, shqiptari rendi të bëhej me teserën e komunistit. Si ai me njollë si ai pa njollë. Tashmë në demokraci, prapë, si ai me njollë si ai pa njollë, rendnin pas asaj të kulakut. Kam njphur njerëz që çfarë nuk bënin të hiqnin njollat e biografisë dikur. Deri ditët e fundit. Ashtu siç njoha të tillë tashmë që nuk lane gjë pa shpikur për sa më shumë njolla. Kjo nuk kam frikë ta them ka qënë dhe epoka e paburrërisë. Sytë e shqiptarit lëvrinin nga lakmia, jo nga bukuria.
3. Filloj dhe një frymë mentale, e blerjes së vendit të punës. Sa edhe sot e kësaj dite mendësia e rryshfetit, e dhënies së lekut është dominante.
Nuk bisedon dot me një njeri në Shqipëri. Për çdo gjë. Për çdo shërbim…, të thonë, nuk bëhet…, do lekë. Duan lekë ata. Nuk ta japin….Nuk merret shkolla, duhet leku që ta marrash.
Nuk gjehet punë. Duhet lekë. Nuk bën dot gjë, nuk ndërton dot, duhet lekë. Aq sa sot diferenca mes qytetarit shqiptar dhe qytetarit perëndimor qëndron në një fakt të diametraisht angllish. Ai perëndimori njeh dokumentin. Për shqiptarin dokument është vetëm leku. Blihet një vend pune, jo me dokumenta. Se ato si ha as dreqi në Shqipëri. Po me lekë. Dhe me një çmim që nuk e kap as paga vjetore. Por kjo ndodh për faktin se njeriu i ri shqiptar, e shikon administratën, vendin e punës. Jo për pagën. Por përfitimet nga dhënia e vertetimeve, çertifikatave, tapive, pronave e dreqi e merr vesh. Ato që në botë janë shërbime të detyrueshme dhe me shpenzime taksative të publikuara në xham. Tarifa që i shkojnë shtetit, jo nëpunësit.
4. Heshtja karshi prurjeve të misionarëve fetarë. Me naivitet revolucionarësh të rinj. Aq sa sot, ortodoksët shqiptarë falen greqisht, Sikur greqishtja të ketë qënë gjuha e krishtit. Po, katolikët shqiptarë, italisht. Dhe myslimanët shqiptarë janë totalisht turq. Dhe kontigjent i radikalizmit dhe shtetit të xhihadistëve. Na falen e hanë shesheve sikur me qënë koha nga modeli i mencave dhe kapanoneve. Sa përshembull sot kisha shqiptare e Fan Nolit është akoma një kishë në arrati.
Në një lloj persekutimi të vazhdueshëm.
Por për tmerrin e kohës paradoksale që na ka pllakosur, nuk gjen një fetar shqiptar të flasi për kombin. Njeriu i Zotit është njeri kombëtar. Eshtë patriot. Por pikërisht patriotëve tanë, si nga orotodoksia, si nga katolikët, ashtu dhe nga myslimanët…, u a kemi lëruar nënat. Dhe pirdhemi në këtë xhihadizmin e pa fe, pa besim të shqiptarëve, që besojnë veç përciptas.
Shteti nuk ndërhyn në punët e fees. Po shteti rregullon me kushtetutë se si duhet të veprojnë besimet. Megjithëse kësaj prove, kanë dështuar të gjitha qeversjet tek ne. Por kjo nuk e lehtëson aspak të shkuarën e PD-së. Që është edhe Berisha.
5. Ne shqiptarët kemi një shprehje… ç’të mbjellësh, do të korrësh. Mbase mund të mos jetë plotësisht shqiptare, Por na shkon për shtat. Këtë mbollën politikanët tanë gjatë këtyre viteve. Kulturën e Unit. Të të fortëve. Të mos njohjes asnjëherë të vullnetit të popullit. Të votuesve.
Eshtë anormale në Shqipëria kultura për njohjen e votes.
Anormale rregulli i lojës.
Anormal neni aq apo kaq i statutit. Sepse votuesit janë bagëti. Jo e vërteta e dështimit. Kush flet për të vërtetën në Shqipëri, është injorant. Dhe si i tillë nuk ka se si të jetë demokrat.
Të vërtetës në partitë tona i hynë me shpulla e grushta kokës, pronarët dhe zagarët e pronarit të partisë.
Po hymë në të 28 -tin vit të demokracisë. Dhe nuk ka asnjë diskutim që pjesë e kësaj mbjellje, e këtij asambli është edhe Berisha. Po u ndërhyhyri tani në punët e PD-së, të jeni të sigurtë, kjo mbjellja e fares së mbrapshtë do vazhdojë. Po nuk ndërhyri. Do jetë puna e paqme që do ta mbajmë mend.
Demokratët e kanë të domosdoshme qoftë edhe të pështyhen, shahen. Të plotosojnë lista peticionesh me të gjallë e të vdekur. Të protestojnë me hileqarë a antidemokratë të tipit Imami. Të mbrohet me demokratë që nuk e njohin hapjen e krahut. Me çuna komunistësh që të shajnë nga pragu i shtëpisë, E kanë të domosdoshme. Më mire kështu. Eshtë çështje e të të zgjedhurit. Të paktën këto janë ditë kur një force politike tregon se sa qytetari ka brenda saj. Do mbështesin mashtrimin, do suportojnë hiletë dhe qaravitjet. Apo të vërtetën. Një poet meksikan thotë që, nuk është i kthjellët uji i kthjellët, po uji që rrjedh. Kësisoj lëreni Berishën në vrojtim. Në rubrikën e qytetarit që denoncon. Biles do bëj mire të japi dorëheqjen edhe nga deputetllëku. Se nuk do shohim opozitë, por berishë. E vendi ka nevojë për ujin që rrjedh. Fatmirësisht kjo është demokracia.

Please follow and like us: