Albspirit

Media/News/Publishing

Indonezia zhvendos kryeqytetin

Indonezia do të ndryshojë kryeqytetin brenda dy vitesh. Kryeqyteti aktual Xhakarta do të mbetet qendra financiare e vendit, ndërsa emri i kryeqytetit të ri nuk është përcaktuar ende.

Sipas “Jakarta Post”, Ministri i zhvillimit kombëtar Bambang Drodjonegoro, pas një takimi me presidentin e Indonezisë Joko Widodo për këtë temë, tha se është vendosur që qeveria dhe ministritë të nisin zhvendosjen në vitin 2018 ose 2019.

Ai tha se i tërë procesi i zhvendosjes së kryeministrisë dhe ministrive do të marrë 3-4 vite kohë.

Vendi i kryeqytetit të ri nuk është përcaktuar ende, por sipas Ministrit ishte e sigurt se nuk do të ishte në Ishullin Java, ku ndodhet edhe Xhakarta.

Indonezia ka një popullsi totale prej mbi 250 milionësh, ndërsa vetëm kryeqyteti Xhakarta ka mbi 10 milionë banorë.

Ishulli Java ku ndodhet Xhakarta zhytet në ujë çdo vit nga 25 centimetër.

Përveç kësaj, ai është një ndër qytetet me trafikun më të rënduar në botë. Këto dy probleme duket se kanë shtyrë qeverinë që të shikojë një vend të ri për selitë qeveritare.

Autoritetet më parë kanë theksuar se po vlerësoheshin dy qytete për kryeqytetin e ardhshëm, Palangkaraya dhe Jonggol, por nuk është arritur në një vendim përfundimtar.

Numri i saktë i ishujve në të cilët shtrihet Indonezia nuk dihet pasi ndryshon vazhdimisht, por numri vlerësohet se varion mes 13 mijë dhe 18 mijë syresh.

Please follow and like us: