Albspirit

Media/News/Publishing

Pastroni zorrën e trashë me 3 përbërës

Duke marrë parasysh ushqimet që konsumojmë ditët e sotme, i kanë bërë shumicën e njerëzve që të vuajnë nga shqetësimet e zorrës së trashë.

Zorra e trashë është përgjegjëse për largimin e të gjitha mbeturinave të panevojshme dhe të dëmshme për trupin tonë.

Pra asjo është një organ shumë i rëndësishëm për trupin e njeriut dhe për këtë arsye duhet të kemi një kujdes të veçantë për të.

Nëse zorra e trashë nuk është në gjendjen e saj normale shumë nga toksinat dhe mbetjet e panevojshme mund të devijojnë të gjithë funksionimin e trupit.

Disa nga problemet e këtij organi janë kapsllëku, sindroma e zorrës së irrituar, si dhe probleme të tjera me tretjen.

Ne kemi vendosur që sot t’iu përcjellim disa receta për për të larguar toksinat në zorrën e trashë. Pasi t’i provoni do të ndiheni më mirë dhe më të shëndetshëm.

Përbërësit: ½ filxhan me lëng molle; 2 lugë gjelle lëng limoni; 1 lugë çaji lëng xhenxherfill; ½ lugë çaji kripë dhe ½ filxhan ujë të nxehtë. Hidheni ujin në një enë dhe vendoseni që të vlojë. Pastaj ujin e vluar hidheni në një gotë. Shtoni kripën dhe përzijeni, më pas shtoni lëngun e mollës, xhenxherfillin dhe lëngun e mollës. Pastaj përzijeni të gjithë përbërësit sëbashku. Kjo recetë mund të konsumohet tre herë në ditë; Në mëngjes me stomakun bosh, në drekë para ngrënies dhe pasdite. Kujdes: Mos e përdorni këtë lëng nëse jeni me diabet dhe konsultohuni me mjekun nëse jeni shtatzënë dhe vuani nga alergjitë.

Please follow and like us: