Albspirit

Media/News/Publishing

Matura e vjeshtës, dalin notat e dy provimeve me zgjedhje

Përfundon edhe matura e vjeshtës. Qendra e Shërbimeve të arsimit publikoi sot rezultatet e provimeve me zgjedhje për maturën e vjeshtës, në të cilën kanë marrë pjesë 4816 maturantë, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve janë testuar në dytë dyja lëndët.

Këto nota janë gjithashtu vendimtare për maturantët që duan të vijojnë studimet e larta në një nga universitetet publike, apo private të vendit përgjatë garës që nis në fundjavë për raundin e dytë të fituesve që do të shpallin universitetet sipas kuotave të lira që kanë. Konkretisht, mund t’i gjeni notat që keni marrë duke kërkuar në listë ID-në tuaj, përbri të cilës janë shënuar në mënyrë të detajuar nota e përshkallëzuar, si dhe nota përfundimtare me të cilën jeni vlerësuar në  secilin prej provimeve me zgjedhje. Autoritetet e Qendrës së Shërbimit të Arsimit (QSHA) theksojnë se ka edhe nga ata maturantë që nuk do ta gjejnë veten e tyre në listë. Kjo për shkak të faktit se testet e tyre janë klasifikuar si të dyshuara për kopje, dhe do t’u nënshtrohen verifikimeve nga një komision ekspertësh. Ky komision do të japë edhe vlerësimet përkatëse nëse maturantit do t’i njihet rezultati i provimit, ose jo. Sikundër kanë deklaruar edhe për tre provimet e detyruara, autoritetet e QSHA-së, theksojnë se pavarësisht pretendimeve që mund të kenë maturantët mbi vlerësimet e shpallura, ata nuk do të mund të ankimojnë rezultatin e dy provimeve me zgjedhje. Ndërkohë që kanë të drejtë të kërkojnë tërheqjen e kopjes së korrigjuar të testeve, por pa pasur mundësi që të ndryshojnë rezultatin. Me daljen e rezultateve të këtyre dy provimeve, maturantët kanë tashmë në dorë të gjithë elementët e duhur për të vlerësuar mundësitë reale që kanë për të fituar një të drejtë studimi në raundin e dytë, aplikimet për të cilin pritet të nisin ditën e premte. Rregullorja e provimeve të maturës përcakton se të drejtën për të vijuar plotësimin e formularit të preferencave gjatë raundit të dytë, e gëzojnë vetëm maturantët që kanë kaluar në të pesë provimet e maturës së 2017-ës dhe që kanë mesatare të përgjithshme të shkollës së mesme mbi notën 6. Ndërkohë që për të qenë fitues duhet të përmbushin edhe kriteret specifike të pranimit të përcaktuara nga vetë fakultetet në të cilat do konkurojnë për të fituar studimet e larta.

https://wetransfer.com/downloads/a1fb030df0f624dd0ac9dc0eb25b2df520170911192122/1f94f3

Please follow and like us: