Albspirit

Media/News/Publishing

Eldjona Shukallari: Sa të sigurta janë ushqimet që u vëmë në tavolinë fëmijve tanë?

 

 

 

Marr shkas nga një situatë që po e njoh shumë vitet e fundit dhe dua të ndaj një shqetësim: siguria e ushqimit!

Në botë përbën një nga çështjet më serioze dhe debat diskutim në nivel parlamentar, familjar dhe social: në Shqipëri ka kohë që nuk flitet për të, a thua kemi një bindje se jemi të sigurt e të qetë se e dimë ç’po hamë!?

Sa të sigurta janë ushqimet që u vëmë në tavolinë fëmijve tanë?

A kemi një rrjet laboratorik të pajisur me aparatura që lejojnë bërjen e analizave me një kompetencë dhe siguri të lartë, po stafi që po merret si i mirëkualifikuar me eksperiencë shumë vjeçare a përdor standartet/mënyrat e duhura për analizimin e mostrave? Trasportimi i mostrave, kalibrimi i aparaturave apo update-imi me teknokogjinë më të fundit a janë çështje për tu diskutuar?

Mendoj dhe shpresoj që shumë shpejt media, politika dhe vetë konsumatorët të nisin të interesohen për një çështje të rëndësishme si kjo!

Sepse ne jemi çfarë hamë!

Please follow and like us: