Albspirit

Media/News/Publishing

Aksion policor në Fier, bllokohen makina luksoze dhe pranga për pronarët

Dy operacionet policore po zhvillohen ne Fier ne kerkim te aseteve kriminale. Ato jane quajtut “Summer 2017 ” dhe “Vjeshtë 2017” dhe janë shtrirë mbrëmjen e djeshme dhe sot në qarkun e Fierit. Gjate ketyre operacioneve Policia e Fierit ka shoqëruar për verifikime 16 makina luksoze, nga të cilat njëra është e blinduar. U arrestuan në flagrancë shtetasit: 1.Eldison H., 21 vjeç, banues në Fier. 2 Idris S., 46 vjeç, banues në Lushnje. Këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërinit të tyre në Komisariat për shkeljet e konstatuara. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, do vijoj operacioni për bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara si edhe goditjen e grupeve kriminale me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin e aseteve kriminale.

Please follow and like us: