Albspirit

Media/News/Publishing

Kapen dy ton drogë në Itali, në pranga vlonjati

Dy tonë marijuanë e 10 kile hashash, një pjesë në gjendje të lëngshme dhe një pjesë në gjendje solide është sekuestruar nga karabinierët e Ferraras në Itali.

Droga ka mbërritur në Itali me barkë dhe është kapur nga karabinierët e ngarkuar në dy furgonë. Nëse do të shitej në treg, sasia e drogës do të kishte një vlerë mbi 20 milionë euro.

Një goditje kundër trafikut e paparë ndonjëherë në atë zonë dhe, sipas hetuesve, ndër dhjetë më të mëdhatë në nivel kombëtar në Itali. Sipas policisë italiane mendohet se droga kishte ardhur nga Shqipëria në Itali.

Karabinierët janë vënë në ndjekje të bandës prej katër anëtarësh që transportonte drogën dhe dje në mëngjes është bërë arrestimi i parë.

Në pranga ka përfunduar një i ri, i pistë, me duar të gërvishtura nga ferrat, e cili vinte rrotull nëpër mjegull në fushat e Lido Spinas. I riu është një 19-vjeçar nga Vlora, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për kapjen dhe identifikimin e tre të tjerëve.

Please follow and like us: