Albspirit

Media/News/Publishing

Kërcënohet me jetë, ikën nga Shqipëria luftëtari i paepur LGBT, Kristi Pinderi

Aktivisti i komunitetit LGBTI Kristi Pinderi është larguar përfundimisht nga Shqipëria. Shkak për largimin e tij dhe të dashurit të tij janë bërë kërcënimet e shumta që kanë marrë.
Në një intervistë dhënë për “Dailyextra” Pinderi ka treguar vështirësitë e komunitetit LGBTI në Shqipëri. ‘’Duke qenë një çift aktivistësh gay, jetët tona ishin në rrezik. Para se të largoheshim, kemi marrë dhjetëra kërcënime me vdekje në rrjetet sociale, kërcënime që nuk mund t’i injoronim. Kam marrë shumë mesazhe në facebook-un tim personal, ku më kërcënonin se do të më varnin, apo mesazhe ku thuhej se Hitleri duhej të ngjallej për t’u marrë me njerëzit si unë. Të tjerë më kanë kërcënuar se do të më digjnin me acid. Më kanë thyer pasqyrat e makinës pesë herë. Në të gjithë lagjen time, vetëm makina ime vandalizohej, asnjë makinë tjetër nuk është dëmtuar”,-ka deklaruar Pinderi. ‘’Unë nuk mund të udhëtoja me transport publik dhe hezitoja të dilja për pazar apo të shkoja në restorante, sepse njerëzit më njihnin dhe shpesh konfrontohesha me ta. Më quanin ‘të pamoralshëm’ dhe më paralajmëronin se ‘zoti do të më ndëshkonte”,-tha më tej Pinderi.

Please follow and like us: