Albspirit

Media/News/Publishing

Kartolina më e veçantë e Anxhelina Zholi

Nga të gjitha kartolinat e shpërndara për festat e fundvit, kjo që shikoni është pa dyshim më e bukura për vetë simbolikën e fortë që bart.

Kartolina e ministrisë së Mbrojtjes ka si autore një 13 vjeçare, Anxhelina Zholi, vajza e një prej efektivëve të Forcave të Armatosura. Në një kartolinë është babai i saj ushtarak me flamurin kuqezi mbi krye, ndërsa në një tjetër një grup efektivësh të cilët marshojnë e duket sikur janë bërë gati për luftë.

Këtë fundvit, 153 efektivëve të Forcave të Armatosura do të mungojnë në tryezat e festës pranë familjeve të tyre pasi janë të angazhuar në misione ndërkombëtare.

Olta Xhacka ne Facebook

Nuk ka dhuratë më të bukur se dhuarata nga duart e një fëmije. Këtë fundviti, kartolina jonë e urimit mban firmën e fëmijëve të efektivëve të Forcave të Armatosura. Anxhelina është një prej talenteve që i gjen në të gjitha strukturat e FA. Gëzuar festat e fundvitit ,nga duart e pasurisë më të madhe që një familje ka, fëmijët!✍️????

 

Please follow and like us: