Albspirit

Media/News/Publishing

Vlorë, shkëmbim zjarri mes dy makinave në zonën e “Çoles”

Të shtëna me armë zjarri kanë terrorizuar banorët e Vlorës, në lagjen e “Çoles”. Pak pas mesditën e sotme, mësohet se nga dy makina të ndryshme është qëlluar me armë zjarri drejt njëri-tjetrës.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar që po lëviznin me makinë kanë qëlluar drejt njeri tjetri.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur xhama nga automjeti drejt të cilit u qëlluar, i cili duket se është prekur nga plumbat.

Personat e përfshirë në konfliktin me armë, u larguan me shpejtësi duke humbur gjurmët.

Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur, si dhe për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Please follow and like us: